THIRRJE PËR APLIKIM për mobilitet studentor në kuadër të programit Erasmus+ në CY Tech, Francë
Shtator 2026 – Dhjetor 2026
Fushat e studimit:
Shkenca Kompjuterike
Teknologji Ushqimore
Të drejtë aplikimi kanë:
Studentët Bachelor në vitin e fundit të studimeve
Studentët Master të vitit të parë dhe të dytë
Kriteret:
Të jenë studentë aktivë të UIBM-së
Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze
Të kenë sukses të kënaqshëm akademik
Të tregojnë motivim dhe përgjegjësi për përfaqësimin e universitetit në mobilitet ndërkombëtar
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
• Kopjet zyrtare të transkriptave universitare dhe diplomave;
• Kopje e letërnjoftimit/pasaportës;
• CV;
• Letra juaj e interesit (maksimumi 2 faqe). Letra juaj do të na ndihmojë të njohim më mirë ju, interesat, vlerat, qëllimet dhe aftësitë tuaja teknike. Ju do të shpjegoni çfarë ju motivon të studioni në CY Tech dhe të realizoni një Projekt Studimi.
Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze
Studentët e përzgjedhur do të kenë mundësinë të ndjekin studimet për një semestër në CY Tech, Francë, të përfitojnë përvojë ndërkombëtare akademike dhe të zhvillojnë kompetencat e tyre profesionale dhe ndërkulturore.
Afati për aplikim: 07.06.2026
Aplikimet duhet të dorëzohen në: [email protected]
Për më shumë informata, kontaktoni Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Kërkime Shkencore në UIBM.
