Buxheti i UIBM për vitin 2024 është realizuar në masën prej 98.99 për qind
Këshilli Drejtues i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) në mbledhjen e mbajtur më 4.03.2025, ka miratuar Raportin e të Hyrave dhe Shpenzimeve për vitin 2024. Sipas këtij raporti, Buxheti i UIBM për vitin 2024 është realizuar në masën prej 98.99 për qind.
Kjo është vlerësuar si një realizim i kënaqshëm i buxhetit dhe një punë e mirë sa i përket menaxhimit të buxhetit. Përqindja e realizimit të buxhetit në UIBM zakonisht ka qenë në nivel të lartë, përderisa edhe raporti i auditimit që 7 vjet me radhë nuk ka pasur vërejtje.
Buxheti në vitin 2024 ka qenë 3,610,282.28 euro, ndërsa buxheti i planifikuar për vitin 2025 është 3,829,878.00 euro.
