Thirrje për aplikim për studentët e Fakultetit Ekonomik – Mobilitet Erasmus+ me West Pomeranian University of Technology, Poloni (semestri dimëror 2025/2026)
Thirrje për aplikim për studentët e Fakultetit Ekonomik – Mobilitet Erasmus+ me West Pomeranian University of Technology, Poloni (semestri dimëror 2025/2026)
Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë (UIBM) hap thirrjen për aplikim për 2 mobilitete studentore (qëndrim semestral) në kuadër të projektit Erasmus+ me West Pomeranian University of Technology (WPUT), Poloni, për semestrin dimëror 2025/2026.
Fusha e mbuluar nga marrëveshja:
Ekonomik (brenda ofertës së Fakultetit Ekonomik të WPUT – Koordinatori i Fakultetit: Dr. Maciej Oesterreich, [email protected])
Lista e kurseve për studentët ndërkombëtarë mund të gjendet këtu:
List of Courses 2025/2026 – WPUT
Kriteret për përzgjedhje:
Nota mesatare e studimeve
Njohuri të gjuhës angleze (minimumi niveli B1 – do të kërkohet dëshmi)
Përparësi u jepet studentëve që nuk kanë përfituar më parë mobilitet Erasmus
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
Formulari i aplikimit i bashkangjitur
Letër motivimi në gjuhën angleze
Curriculum Vitae (CV – në gjuhën angleze)
Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze ( mund të merret në UIBM)
Transkripti i notave
Dokument që vërteton statusin e studentit aktiv
Afati i aplikimit:
22 prill 2025, ora 16:00
Dokumentet dorëzohen fizikisht dhe përmes email -it në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar – Objekti I – kati 0
Përzgjedhja do të bëhet nga Komisioni i Mobiliteteve i UIBM. Procesi do të jetë transparent, i dokumentuar zyrtarisht dhe rezultatet do të dërgohen në universitetin pritës brenda afatit të kërkuar.
