DiLanEdu-WB vazhdon me takime
Nën ombrellën e projetit të EU,DiLanEdu-WB, dhe nën udhëheqjen e mësimdhënëses të Fakultetit të Edukimit, Albana Sadiku, në mënyrë aktive po zhvillohen takime drejt përcaktimit të detyrave dhe analizës së aktiviteteve të deritanishme.
Në muajin e kaluar, u mbajt takimi për shpërndarjen dhe promovimin e projetit në fjalë, e bashkë me të edhe të institucionit tonë. U konkludua që një mënyrë e tillë, ndihmon në përmiresimin dhe njohjen e projekteve, insitucioneve të arsimit të lartë, dhe krijon mundësi për krijimin e bashkëpunimeve me institucione të ndryshme.
