Pozitë e re pune në projektin “DiLanEdu-WB”
Në kuadër të projektit DiLanEdu-WB, hapet pozita: Auditor i Jashtëm i Cilësisë. Kjo është një punë që do të kryhet në distancë (remote), por në raste të caktuara do të duhet të udhëtoni edhe në disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor që janë pjesë e këtij projekti. Qëllimi është që të përzgjedhet një auditor i jashtëm i cilësisë për të vlerësuar dhe siguruar përputhshmërinë, efikasitetin dhe efektivitetin e sistemeve të menaxhimit të cilësisë së projektit në fjalë.
Detajet e hollësishme i gjeni te dokumentet e bashkëngjitura në: Terms of Reference (Termat e Referencës (ToR)) dhe Vendi i Lirë i Punës (Vacancy Announcement)
Data e fundit për aplikim është 31 maj 2025.
(ToR) for the Tender on the Selection of the External Quality Auditor
