Jurri

Diskutim Konstruktiv i Stafit Akademik për Përgjigjet ndaj Draftraportit të Ekspertëve të Jashtëm në Fakultetin Juridik të UIBM

Me ftesë të dekanit të Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Islam Qerimi, u mbajt një takim i stafit akademik për të diskutuar përgjigjet ndaj draftraportit të ekspertëve të jashtëm për vlerësimin e procedurave pasakredituese të programit bachelor të Fakultetit Juridik në UIBM, për periudhën 1 tetor 2024 deri më 31 janar 2025. Ky takim, i cili u zhvillua në një format të kombinuar, pati pjesëmarrës si në sallën e Këshillit të Fakultetit ashtu edhe përmes platformës Google Meet. Në sallë morën pjesë Dekani Qerimi, Prodekani Ajeti, Prof. Dr. Çerkini, dhe Asistenti Veliqi, ndërsa përmes Google Meet kontribuuan profesorët Murati, Dauti dhe Aliu, sekretarja Sadiku, si dhe studentët Smajli dhe Fejzullahu.

Takimi u vlerësua si një ngjarje e rëndësishme dhe shumë konstruktive, ku stafi akademik, në përgjigje të ftesës së menaxhmentit të fakultetit, kontribuoi në mënyrë aktive në hartimin e përgjigjeve për periudhën nga 1 tetori 2024 deri më 31 janar 2025. Atmosfera ishte shumë pozitive dhe diskutimi i hapur i lejoj çdo anëtar të stafit të shprehë mendimet dhe opinionet e tij, duke ofruar përgjigje adekuate për çdo rekomandim të ekspertëve.

Në fund të takimit, Dekani Qerimi falënderoi stafin akademik për angazhimin dhe debatin e thelluar që zhvilluan, duke theksuar se ky angazhim dëshmoi edhe njëherë se sukseset e Fakultetit Juridik nuk janë të rastësishme. Vlerësimi i menaxhmentit dhe i stafit akademik nga ekspertët e jashtëm në draftraport ishte jashtëzakonisht pozitiv, duke theksuar se Fakulteti është një institucion me një menaxhment dhe staf me kompetencë të lartë dhe motivim të jashtëzakonshëm. Ky angazhim reflekton përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e proceseve akademike dhe mbështetje ndaj zhvillimit të ardhshëm të programit të studimeve.

Propozimet për miratimin e përgjigjeve ndaj draftraportit të ekspertëve të jashtëm në Fakultetin Juridik të UIBM do të vendosen si pikë e veçantë në rendin e ditës së Këshillit të Fakultetit Juridik.Top of Form

 

Bottom of Form

 

Shperndaj ne: