FTU

Diskutohet për formalizimin e bashkëpunimit ndërmjet UIBM dhe Institutit të Verarisë dhe Vreshtarisë ne Rahovec

Në kuadër të aktiviteteve të projektit: “Rritja e kërkimit shkencor në kuadër të lëndëve të caktuara të Teknologjisë së Fermentimit”, dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, prof.dr. Mensur Kelmendi, i shoqëruar nga prof.ass.dr. Dafina Llugaxhiu dhe prof.ass.dr. Bahtir Hyseni, kanë vizituar Institutin e Verarisë dhe Vreshtarisë ne Rahovec. Ata janë pritur në takim nga drejtuesit e këtij Instituti, Ylber Kuçi dhe Nesim Morina, ku është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit.

Dekani Kelmendi, i ka falënderuar mikpritësit për mbështetjen për FTU dhe studentët, në ndërkohë që ka shtruar si mundësi formalizmin e një marrëveshje bashkëpunimi. Kjo është mirëpritur nga menaxhmenti i Institutit të Verarisë dhe Vreshtarisë në Rahovec, të cilët e kanë dhënë miratimin e tyre për finalizimin e një marrëveshje duke specifikuar fushat e bashkëpunimit.

Në këtë kontekst, u përmenden si fusha me interes zhvillimi i projekteve të përbashkëta kërkimore, shkëmbimi i ekspertizës dhe stafit akademik, organizimi i punëtorive dhe trajnimeve praktike për studentët dhe studiuesit si dhe ndarjen e rezultateve shkencore në fushën e fermentimit dhe verarisë. Pas dakordimit për draftin e marrëveshjes do të organizohet edhe ceremonia për nënshkrimin e saj nga drejtuesit e FTU-së dhe Institutit.

Shperndaj ne: