UIBM

Drejtuesit e UIBM morën pjesë në ngjarjen e organizuar në Tiranë me titull: “Study in Italy”

Më 6 dhe 7 shkurt 2026, rektorja Nurten Deva, prorektori Sabri Avdullahi dhe prorektorja Edita Bekteshi, morën pjesë në eventin “Study in Italy” në Tiranë, ku universitete të ndryshme italiane prezantuan programet e tyre studimore dhe mundësitë për bashkëpunim ndërkombëtar. Kjo vizitë shërbeu si një mundësi shumë e mirë për të krijuar kontakte të reja me institucione që ofrojnë programe të ngjashme me ato të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Gjatë aktivitetit kishte takime dhe shkëmbime informacionesh me përfaqësues nga universitete si: Universiteti i Genovës, Universiteti i Barit, Universiteti i Maceratës, Universitete nga Roma, si dhe institucione të tjera që shprehën interes për bashkëpunim. Gjatë takimeve u  prezantua Universitetin “Isa Boletini”, programet  studimore si dhe nevojën për partneritete në kuadër të Erasmus+. U krijuan kontakte të drejtpërdrejta për vazhdimin e komunikimit dhe mundësinë e inicimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit.

Në bazë të takimit, do  të ndiqet  komunikimi i mëtejmë me këto institucione për konkretizimin e këtyre kontakteve.

Shperndaj ne: