Edko

U realizua me sukses sesioni i modulit të trajnimit “Ndërgjegjësimi për Shëndetin Mendor, Rezilienca dhe Balanca Punë–Jetë”

Më 05 shkurt 2026 u realizua me sukses sesioni i modulit të trajnimit “Ndërgjegjësimi për Shëndetin Mendor, Rezilienca dhe Balanca Punë–Jetë”, në kuadër të projektit EmpowerHER: Bridging Gender Equality, Mental Health, and Entrepreneurship for Female Students, i financuar nga SHER Project, WUS Austria. Sesioni u udhëhoq nga ekspertet e fushës Ema Skeja dhe Prof. Dr. Katarina Babnik nga Universiteti i Ljublanës, Slloveni. Trajnimi u fokusua në rritjen e ndërgjegjësimit për mirëqenien emocionale dhe psikologjike, zhvillimin e aftësive praktike për menaxhimin e stresit dhe forcimin e reziliencës, si dhe në thellimin e kuptimit të balancës punë–jetë si një kompetencë thelbësore psikologjike dhe profesionale.

Agjenda e sesionit përfshiu ligjërata profesionale, aktivitete në grup dhe diskutime interaktive mbi temat e mirëqenies emocionale, balancimit të jetës akademike, profesionale dhe personale, reziliencës, si dhe perspektivave kërkimore mbi balancën punë–jetë.  Ky modul kontribuoi drejtpërdrejt në arritjen e objektivave të projektit EmpowerHER, duke mbështetur studentet femra në ndërtimin e reziliencës personale, promovimin të shëndetit mendor dhe forcimin e kapaciteteve të nevojshme për zhvillimin e tyre akademik, profesional dhe sipërmarrës.

E2
Shperndaj ne: