Dy profesoresha nga “Savonia University of Applied Sciencess” qëndruan për vizitë në UIBM
Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr. Nurten Deva ka pritur të martën në takim profesoreshat e “Savonia University of Applied Sciencess”, prof.dr. Ardita Hoxha Jahja dhe Msc. Angieszka Laherto, të cilat po qëndrojnë në UIBM për një vizitë pune. Në takim ku është biseduar për bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy universiteteve ishin të pranishëm edhe prorektorët, prof.dr. Sabri Avdullahi dhe prof.asoc.dr. Bahtir Hyseni.
Gjatë qëndrimit në UIBM dy profesoreshat nga Finlanda kanë vizituar kampusin universitar, mandej kanë zhvilluar një takim pune me drejtuesit e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore si dhe janë prezantuar me studentët e kësaj njësie akademike. Në të gjitha këto takime janë shkëmbyer përvojat reciproke dhe është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes reciprok.
