E ardhmja e profesionit te kontabilitetit digjital.
Më 16 qershor 2025, në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, u organizua një diskutim interaktiv mbi të ardhmen e profesionit të kontabilitetit digjital. Ky aktivitet u realizua si rezultat i zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit Ekonomik dhe kompanisë Melita & Partners SHPK, me rastin e shënimit të 15-vjetorit të veprimtarisë së Melita & Partners SHPK.
Aktiviteti përfshiu një punëtori praktike, ku studentët patën mundësinë të familjarizoheshin me përdorimin e softuerit QuickBooks, si dhe mundësinë për të përfituar një bursë të plotë trajnimi, e dedikuar për studentin më të dalluar nga fusha ekonomike apo financiare. Punëtoria u organizua me qasje moderne dhe atraktive, duke nxitur diskutime konstruktive mes studentëve dhe uudhëheqëses së punëtorisë. Në përfundim të aktivitetit, nën mbikëqyrjen e strukturës drejtuese të Fakultetit Ekonomik dhe të Melita & Partners SHPK, përzgjedhja e fituesit të bursës u realizua përmes rrollerit automatik, nga i cili doli fitues z. Lis Beka. Menaxhmenti i Fakultetit Ekonomik shpreh vlerësimin e thellë për Drejtoreshën Ekzekutive dhe bashkëthemeluesen e Melita & Partners SHPK, znj. Melita Ymeraga, si dhe për studentët që morën pjesë, duke kontribuuar në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

