Ftesë për studentët
Fakulteti Ekonomik në kuadër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, në bashkëpunim me kompaninë Melita & Partners SHPK, ju fton të merrni pjesë në një prezantim tematik me rastin e 15-vjetorit të kompanisë, që ka për synim promovimin e kontabilitetit digjital dhe ndërtimin e karrierave të suksesshme në përputhje me trendet bashkëkohore të tregut global të punës.
Çfarë përfshin ky prezantim?
- Diskutim interaktiv mbi të ardhmen e profesionit të kontabilitetit
- Punëtori praktike me softuerë modernë si QuickBooks
- Mundësinë për të fituar një bursë të plotë trajnimi për një student të dalluar në fushën ekonomike apo financiare
Qëllimi: T’ju afrojmë me kërkesat reale të tregut të punës dhe t’ju pajisim me aftësi praktike që rrisin konkurrencën tuaj në nivel ndërkombëtar.
Data e prezantimit: 16 Qershor 2025
Vendi: Ambientet e Fakultetit Ekonomik, UIBM – Mitrovicë
Ora: 10:00
Mos e humbisni këtë mundësi unike për zhvillim profesional dhe rrjetëzim me ekspertë të fushës!
