Empower

Empower 2 Educate – trajnime profesionale për studentët e UIBM

Në kuadër të projektit “Empower 2 Educate”, i cili financohet nga Austrian Development Cooperation (ADC) përmes programit SHER – Sustainable Higher Education and Research in Kosovo, organizata EduAktiv do të realizojë një seri trajnimesh profesionale në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit – Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë dhe IBCM – Public International Business College Mitrovica. Trajnimet do të mbahen nga profesoreshat e Fakultetit te Edukimi, Merita Shala dhe Albana Sadiku. Fokusi i trajnimeve është në zhvillimin profesional dhe mbështetjen akademike, sociale dhe emocionale të studentëve.

“Mentoring and Academic Support Program” është trajnimi i parë që do të mbahet në UIBM, nën ligjërimin e profesoreshes Albana Sadiku.

Data: 17 dhjetor
Ora: 13:30 – 14:30
Vendi: Fakulteti i Edukimit

Të gjithë studentët dhe të interesuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë dhe në fund të trajnimin do të pajisen me certifikata.

Shperndaj ne: