Ministrja Nagavci takoi studentët që kanë përfituar bursën elitare
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka qëndruar të martën në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku ka zhvilluar një takim me studentët që kanë përfituar bursën elitare dhe bursën STEM. Pjesë e takimit ishin edhe drejtuesit e UIBM, anëtarë të Këshillit Drejtues, dekanë, stafi akademik dhe administrata.
Rektorja, prof.dr. Nurten Deva, i ka uruar mirëseardhje ministres Nagavci në emër të UIBM dhe e ka falënderuar atë për mbështetje që ka të bëj me studentët dhe arsimin e lartë në përgjithësi. Ajo theksoi se përfitues të bursës elitare janë 44 studentë të UIBM, të cilët kanë përmbushur kriteret e përcaktuara, duke dëshmuar një nivel të lartë përgatitjeje.
Ministrja Nagavci fillimisht i ka uruar studentët që kanë përfituar bursat në kuadër të programeve të MASHTI-it. Ajo gjithashtu ka inkurajuar studentët që të bëhen pjesë e programeve dhe projekteve të ndryshme që ofrohen për studime edhe jashtë vendit, ku gjithashtu ofrohen bursa për të gjitha nivelet.
Në pjesën e hapur për diskutim pati pyetje për funksionalizimin e mensës dhe konviktit në UIBM, për mundësinë e rritjes së mbështetjes për projektet kërkimore etj.




