1

Erasmus+ mbajti sesion informues në UIBM

Erasmus+ mbajti të premten një sesion informues në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), lidhur me mundësitë për studime ndërkombëtare dhe shkëmbime kulturore. Përveç studentëve, të pranishëm ishin edhe prorektorë, anëtarë të stafit akademik dhe administratës.

Fillimisht prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, prof.asoc.dr. Edita Bekteshi, falënderoi zyrtarët e Erasmus+ për organizimin e sesionit informues në UIBM. Ajo tha se ky është një rast i mirë që studentët si dhe stafi akademik e administrativ të informohen nga dora e parë për mundësitë që ofron programi Erasmus+.

Studentja e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike, Arta Oshlani, ka treguar para të pranishmëve përvojën e mirë që e ka pasur gjatë shkëmbimit jashtë vendit. Ajo tha se gjithçka ka shkuar mirë, nuk ka hasur në ndonjë problem dhe ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme.

Menaxherja e zyrës së programit Erasmus+ në Kosovë, Blerina Zjaça Osmani, prezantoi mundësitë që ofrohen nga ky program për vitin 2026. Në këtë kontekst, ajo përmendi tri shtyllat kryesore që do të mbështeten sa i përket projekteve që janë: Shkëmbimet universitare, bursa për studimet master dhe projekte në fushën e arsimit të lartë.

 

3
Shperndaj ne: