Leadalko 007

Shkëmbime kulturore ndërmjet partnerëve të projektit LEADALKO

Në kuadër të projektit LEADALKO – Leadership Capacities Development in Higher Education across Albania and Kosovo, stafi i universiteteve partnere – Universiteti Beder, Western Balkan University, Universiteti Polis dhe Kolegji Biznesi – vizitoi Muzeun e Mitrovicës dhe Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Muzeu i Mitrovicës, i themeluar në vitin 1952, është një nga institucionet më të hershme kulturore të qytetit dhe ruan mbi 800 eksponate etnologjike, materiale, dokumente historike, koleksione gjeologjike dhe numizmatike. Vizita u udhëhoq nga Drejtoresha e Muzeut, znj. Nora Prekazi, e cila me profesionalizmin dhe pasionin e saj e bëri këtë vizitë edhe më të vlefshme.

Vizita vazhdoi në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ndërtuar për të nderuar Dëshmorët e Betejës së Jasharajve më 5–7 mars 1998. Ky kompleks është zonë me interes të veçantë kombëtar dhe ruan kujtimin e sakrificës heroike të 20 anëtarëve të familjes Jashari, përfshirë 10 fëmijë, të cilët ranë në mbrojtje të atdheut dhe kombit.

Ky aktivitet ofroi një mundësi të veçantë për pjesëmarrësit që të njohin trashëgiminë kulturore dhe historike të Kosovës dhe të inspirohen nga historia dhe heroizmi i popullit kosovar.

#LEADALKO #Leadership #HigherEducation #Kosova #CulturalHeritage #AdemJashari

Leadalko 011
Leadalko 011
Leadalko 010
Leadalko 009
Leadalko 008
Leadalko 007
Leadalko 006
Leadalko 005
Leadalko 004
Leadalko 011Leadalko 010Leadalko 009Leadalko 008Leadalko 007Leadalko 006Leadalko 005Leadalko 004
Shperndaj ne: