Toka2

Fakulteti i Gjeoshkencave shënoi me disa aktivitete  22 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Fakulteti i Gjeoshkencave në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) ka organizuar disa aktivitete për të shënuar 22 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Tokës, ku përveç drejtuesve të UIBM, stafit akademik dhe studentëve, kanë marrë pjesë edhe zëvendësministri i MASHTI-it, Arsim Ademi, zëvendësministri i Mjedisit, Jeton Rraka si dhe përfaqësues të UNDP-së. Si shenjë simbolike e përkushtimit për ruajtjen e natyrës është mbjellë fillimisht një pemë ulliri, ndërsa më pas është mbajtur edhe një tryezë diskutimi me temën: “Ndotja me metale të rënda dhe vlerësimi i rrezikut ekologjik nga deponia minerare në Graçanicë”.

Fillimisht të pranishmëve ju ka drejtuar me një fjalë rasti dekani i Fakultetit të Gjeoshkancave, prof.asoc.dr. Festim Kutllovci, i cili ka falënderuar pjesëmarrësit dhe të gjithë ata që i kanë mbështetur për organizmin e këtyre aktiviteteve. Ai falënderoi MASHTI-n për mbështetjen konkrete të projektit kërkimor me titull: “Ndotja me metale të rënda dhe vlerësimi i rrezikut ekologjik nga deponia minerare në Graçanicë”, Ministrinë e Mjedisit, për dhurimin e 100 fidaneve që do të mbillen  në kampusin universitar, Programin e Menaxhimit të Integruar të Resurseve Ujore në Kosovë për dhurimin e pemës së ullirit dhe UNDP-në për përkrahjen e vazhdueshme dhe realizimin e këtrye aktiviteteve.

Dekani Kutllovci, tha se ata që punojnë me shkencat e tokës, janë të vetëdijshëm për vlerën e jashtëzakonshme të pasurive minerale që gjenden në këtë vend, nga mineralet e metaleve deri tek resurset energjetike. “Por gjithashtu jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që bartim: shfrytëzimi i këtyre resurseve nuk guxon të bëhet në kurriz të shëndetit publik, të ekosistemeve, apo të gjeneratave të ardhshme. Burimet minerale janë pasuri, por vetëm nëse menaxhohen me dije, me transparencë dhe me vizion afatgjatë”, tha ai.

Në vazhdim kanë folur edhe rektorja e UIBM, prof.dr. Nurten Deva, zëvendësministri i MASHTI-it, Arsim Ademi, zëvendësministëri i Mjedisit, Jeton Rraka, ndërsa, prof.asoc.dr. Flurije Sheremeti – Kabashi është prezantuar si udhëheqëse e projektit: “Ndotja me metale të rënda dhe vlerësimi i rrezikut ekologjik nga deponia minerare në Graçanicë”.

Toka1
Shperndaj ne: