Fjuridik

Fakulteti Juridik dhe Lëvizja FOL bashkëorganizojnë panelin “FOL Hapur mbi Qasjen në Drejtësi”!

Në kuadër të projektit “Ngritja e Vetëdijes dhe Besimit të Qytetarëve në Institucionet e Drejtësisë”, i mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ju ftoj që më 22.04.2025, ora: 11:00, në sallën 308, të merrni pjesë në një aktivitet të rëndësishëm që do të organizohet nga Lëvizja FOL, në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të UIBM.

Në kuadër të këtij projekti, FOL po zhvillon kampanjën “Qasja në Drejtësi”, dhe një nga aktivitetet kryesore është organizimi i panelit diskutues: “FOL Hapur mbi Qasjen në Drejtësi”.

Ky aktivitet do të mbahet në Fakultetin Juridik të UIBM, me qëllim zhvillimin e një diskutimi të hapur mes studentëve, përfaqësuesve institucionalë dhe profesionistëve të fushës, mbi rëndësinë dhe sfidat e qasjes në drejtësi.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi, FOL do të prezantojë një udhëzues praktik për qytetarët, me qëllim që të rriten njohuritë e tyre mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.  

Ftoheni të merrni pjesë dhe të kontribuoni me pyetje, ide apo komente gjatë diskutimit me panelistët tanë të ftuar.

Shperndaj ne: