Fakulteti Juridik organizon ligjëratë me ekspert të kriminalistikës
Fakulteti Juridik më 08.04.2026, nga ora 14:30, do të organizojë një ligjëratë të veçantë në kuadër të lëndës së kriminalistikës, bartës i së cilës është Prof. Dr. Islam Qerimi.
Në këtë ligjëratë do të jetë i ftuar eksperti i njohur i kriminalistikës, Dr. sc. Milazim Tahirukaj, i cili do të trajtojë temën:
“Analiza dhe identifikimi grafologjik i nënshkrimeve dhe dorëshkrimeve – ndikimi në sistemin e drejtësisë”.
Kjo ligjëratë synon të ofrojë njohuri të avancuara mbi rolin e analizës grafologjike në proceset hetimore dhe gjyqësore, duke theksuar rëndësinë e saj në garantimin e drejtësisë.
Pjesëmarrja është e hapur dhe e mirëpritur edhe për studentët e viteve të tjera..
