Ftesë për pjesëmarrje në “10th CASSINI Hackathon: EU Space for Consumer Experience”
Të nderuar studentë,
Ju njoftojmë se më 7–9 nëntor 2025, në Prishtinë (format hibrid), do të zhvillohet Hackathoni i 10-të CASSINI: EU Space for Consumer Experience, një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë të apasionuarit pas lojërave digjitale, sportit dhe udhëtimeve.
Në këtë hackathon, pjesëmarrësit do të përdorin të dhëna nga Copernicus, EGNOS dhe Galileo për të zhvilluar ide të reja që përmirësojnë përvojën e konsumatorit në njërën nga këto fusha:
Lojëra interensante duke përdorur teknologjinë dhe të dhënat satelitore
Performancë sportive e fuqizuar nga teknologjia hapësinore
Rishpikja e udhëtimeve përmes inovacionit hapësinor
Vendi: RADIX, Prishtinë
Data: 7–9 nëntor 2025
Formati: Hibrid (mund të merrni pjesë edhe online)
Afati për regjistrim: 6 nëntor 2025
Kush mund të marrë pjesë?
Nuk kërkohet përvojë në teknologji hapësinore – mund të mësoni përmes materialeve trajnimi online.
Mund të aplikoni si individ apo në grup.
Nuk është e nevojshme të jeni programues – nevojiten edhe ide kreative dhe aftësi menaxheriale!
Çmimet lokale:
Vendi i parë – 1,500 €
Vendi i dytë – 1,000 €
Vendi i tretë – 500 €
Fituesit lokalë do të kualifikohen për garën evropiane, ku do të kenë mundësi të fitojnë çmime shtesë deri në 5,000 €.
Regjistrohuni tani: https://www.cassini.eu/
Afati për aplikim: 6 Nëntor
Mos e humbni mundësinë për të zhvilluar ide kreative, për të ndërtuar ekipe të reja dhe për të fituar çmime të vlefshme!
