Ftesë për pjesëmarrje në aktivitetin “Gjykimi i Simuluar”
Fakulteti Juridik i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë organizon aktivitetin “Gjykimi i Simuluar”, i cili do të mbahet më 21 maj 2025, duke filluar nga ora 10:00, në ambientet e Fakultetit Juridik.
Ky aktivitet ka për qëllim promovimin e aftësive praktike të studentëve në fushën juridike përmes simulimit të një procesi gjyqësor, si dhe forcimin e bashkëpunimit akademik dhe profesional ndërmjet Fakultetit Juridik dhe Institucioneve të Drejtësisë së Republikës së Kosovës.
Programi i aktivitetit përfshin:
- Hapjen zyrtare të aktivitetit;
- Fjalën hyrëse nga Dekani i Fakultetit Juridik;
- Prezantimin e panelit vlerësues dhe rregullave të garës;
- Zhvillimin e gjykimit të simuluar nga grupet pjesëmarrëse;
- Vlerësimin dhe shpalljen e rezultateve nga Paneli i Institucioneve të Drejtësisë.
Ftohen të gjithë të interesuarit, stafi akademik, studentët dhe përfaqësuesit institucionalë që të marrin pjesë në këtë aktivitet dhe të kontribuojnë në mbështetjen e zhvillimit profesional të studentëve tanë.
