Ftesë: Tryezë e rrumbullakët “Linking Academic Knowledge with Economic Reality: The Contribution of Universities to Structural Economic Changes”
Fakulteti Ekonomik ka kënaqësinë t’ju ftojë në Tryezën e Rrumbullaket që do të mbahet më 25 Mars 2026, duke filluar nga ora 10:00, në Universitetin Isa Boletini në Mitrovicë, në sallën 304 të Fakultetit të Edukimit.
Tema e tryezës është:
“Linking Academic Knowledge with Economic Reality: The Contribution of Universities to Structural Economic Changes”
Ky aktivitet synon të krijojë një platformë diskutimi për lidhjen e njohurive akademike me realitetin ekonomik, duke përfshirë kontributin e universiteteve në ndryshimet strukturore ekonomike. Në këtë tryezë do të marrin pjesë përfaqësues nga disa universitete nga regjioni dhe Europa, si dhe aktorë të ndryshëm akademikë dhe ekonomikë.
Ftohen të gjitha strukturat akademike, studentët dhe aktorët e jashtëm të interesuar për këtë temë të rëndësishme. Ky organizim ofron një mundësi të shkëlqyer për shkëmbim idesh, bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim të njohurive të orientuara drejt praktikës ekonomike.
