Ekoo

Trajnimi “Marketingu për ndërmarrëset femra” në kuadër të projektit EmpowerHer

Më 03 mars 2026, studentet patën mundësinë të marrin pjesë në trajnimin frymëzues “Marketing for Female Entrepreneurs”, të mbajtur nga Prof.Dr. Nadine Tournois, profesoreshë në IAE Graduate School of Management, University of Côte d’Azur në Nice, Francë.

Ky trajnim ishte një mundësi shumë e vlefshme për studentet që të ndjekin një ligjëratë nga një profesoreshë e njohur ndërkombëtarisht, me ekspertizë të gjerë në strategjinë e marketingut, biznesin ndërkombëtar dhe ndërmarrësinë. Prof. Tournois është e njohur për kontributet e saj akademike dhe angazhimin e saj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Në shenjë vlerësimi për arritjet e saj të jashtëzakonshme, ajo është nderuar nga shteti francez me titullin prestigjioz Knight of the Legion of Honour. Ky titull, i themeluar nga Napoleon Bonaparte, është urdhri më i lartë kombëtar i meritës në Francë, i cili u jepet individëve që kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme për shoqërinë dhe shtetin francez.

Gjatë trajnimit, studentet u njohën me koncepte kyçe të marketingut të rëndësishme për bizneset, duke përfshirë kuptimin e nevojave të klientëve dhe komunitetit, zhvillimin e një propozimi të qartë të vlerës dhe identitetit të brendit, si dhe përdorimin e marketingut digjital dhe mediave sociale në mënyrë efektive dhe me kosto të ulët në kontekstin lokal. Gjithashtu, u diskutuan edhe strategjitë e çmimit, promovimit, rrjetëzimit dhe hartimi i strategjive të thjeshta të marketingut për iniciativat sipërmarrëse.

Trajnimi ishte shumë interaktiv dhe frytdhënës, duke u ofruar studenteve njohuri praktike dhe frymëzim të vlefshëm për zhvillimin e ideve të tyre ndërmarrëse dhe për forcimin e aftësive të tyre në marketing. Pjesëmarrëset e vlerësuan veçanërisht mundësinë për të mësuar drejtpërdrejt nga një profesoreshë me përvojë dhe reputacion të lartë ndërkombëtar.

Sher 2
Sher 2
Sher 3
Sher 4
Ekoo
Sher 5
Sher 2Sher 3Sher 4EkooSher 5
Shperndaj ne: