MM

Guest Lecture: “Mineral Processing of Sulfide Ores in Water Scarce Regions: Implications on Metallurgical Performance”

Në Departamentin e Materialeve dhe Metalurgjisë, në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, do të mbahet ligjërata ndërkombëtare me titull “Mineral Processing of Sulfide Ores in Water Scarce Regions: Implications on Metallurgical Performance”, e ligjëruar nga Prof. assoc. dr. Malibongwe S. Manono nga University of Cape Town, Faculty of Engineering & the Built Environment, Department of Chemical Engineering.

Ligjërata do të trajtojë sfidat dhe zhvillimet bashkëkohore në përpunimin e xeheve sulfide në kushte me mungesë të ujit, me fokus në proceset e flotacionit dhe trashjes (dewatering/thickening) të mbetjeve dhe koncentrateve, si dhe ndikimin e tyre në performancën metalurgjike. Gjithashtu, do të prezantohen qasje inovative për sekuestrimin e CO₂ përmes karbonatizimit mineral të skorjeve nga industria e hekurit dhe çelikut, duke adresuar aspektet e qëndrueshmërisë mjedisore në metalurgji.

Ligjërata do të mbahet më 07.04.2026, në ora 10:00, përmes platformës ZOOM.

Ftohen të gjithë studentët dhe stafi akademik të marrin pjesë në këtë ligjëratë.

Linku dhe ftesa për kyqje gjenden në poster ne QR code!

Shperndaj ne: