Vizitaa

Një delegacion nga UIBM po merr pjesë në “Balkan University Association”

Një delegacion i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) i përbërë nga rektorja, prof.dr. Nurten Deva, prorektori  për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, prof.dr. Sabri Avdullahi dhe prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, prof.asoc.dr. Edita Bekteshi, po merr pjesë në takimin e “Balkan University Association” (BUA) që po mbahet në Podgoricë, Mali i Zi. Në këtë takim ku janë të pranishëm drejtues dhe përfaqësues të universiteteve nga i gjithë rajoni po diskutohet mbi qëndrueshmërinë akademike në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Në këtë kuadër, fokusi kryesor është forcimi i bashkëpunimit në edukim dhe hulumtim, duke avancuar mësimdhënien përmes praktikave si COIL dhe mikrokredencialet, si dhe duke promovuar zhvillimin e aftësive jetësore dhe dimensionit kulturor. Gjithashtu, po theksohet rëndësia e mobilitetit studentor, veçanërisht formateve afatshkurtra si BIP, që ofrojnë një qasje më fleksibile dhe praktike në arsim.

BUA po zhvillohet drejt një ekosistemi të integruar akademik dhe hulumtues. Në këtë drejtim, delegacioni i UIBM ka zhvilluar takime me universitete partnere për nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit (MoU) dhe aktivizimin e tyre përmes projekteve dhe trajnimeve të përbashkëta.

 

Shperndaj ne: