Homazhe para Varreve të Dëshmorëve në Prekaz
Me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një grup i përbërë nga stafi administrativ dhe studentë të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, bashkë me prorektorin, prof.ass.dr. Safet Abdullahu, kanë bërë homazhe të enjten në varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz. Ata janë përkulur para varrit të Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në shenjë nderimi dhe respekti për veprën e tij dhe gjithë dëshmorëve të kombit.
