THIRRJE PËR APLIKIM – International Staff Week në Uşak University (Turqi) Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore
Të nderuar/a,
Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë ju informon për mundësinë e pjesëmarrjes në International Staff Week të organizuar nga Uşak University në kuadër të programit Erasmus+.
Aktiviteti do të zhvillohet nga 4 deri më 8 maj 2026 dhe synon të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe rrjetëzimin ndërmjet stafit akademik dhe administrativ nga universitete partnere.
Programi i aktivitetit përfshin:
Prezantime institucionale dhe aktivitete trajnimi.
Mundësi për teaching assignments dhe shkëmbim të përvojave profesionale.
Takime dhe rrjetëzim me kolegë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të departamenteve.
Vizitë në kampusin e universitetit dhe prezantim të aktiviteteve ndërkombëtare.
Stafi i interesuar për të marrë pjesë në mobilitetin e organizuar në kuadër të programit Erasmus+ duhet të dorëzojë këto dokumente:
Formulari i aplikimit (Application Form) i plotësuar.
CV në formatin Europass në gjuhën angleze.
Letër motivimi në gjuhën angleze (maksimumi 1 faqe), ku shpjegohet rëndësia e pjesëmarrjes në aktivitet për zhvillimin profesional dhe institucionin.
Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze (certifikatë).
Kopje e dokumentit të identifikimit (pasaportë).
Kandidatët duhet të paraqesin një vërtetim nga njësia përkatëse ose nga Zyra e Burimeve Njerëzore që dëshmon periudhën e punësimit dhe pozicionin e tyre.
Dokumentet duhet të dorëzohen në formë elektronike në [email protected] dhe (hard copy) në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar brenda afatit të përcaktuar në thirrje.
Aplikimet e paplota ose të dorëzuara pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.
njohja e gjuhës angleze
përvoja profesionale
relevanca e mobilitetit për zhvillimin profesional.
Kandidatëve që kanë përfituar më parë nga mobiliteti ICM në Uşak University do t’u zbriten 20 pikë nga vlerësimi total.
