AEIF Edited

Prorektori për Kërkime Shkencore, Prof. asoc. dr. Bahtir Hyseni, përfaqësoi UIBM-në në AEIF 2026 Alumni Summit

Prof. asoc. dr. Bahtir Hyseni, Prorektor për Kërkime Shkencore në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, përfaqësoi UIBM-në në AEIF 2026 Alumni Summit – “Freedom 250: AI Innovation and Entrepreneurship in the Western Balkans”, i cili u mbajt nga 18 deri më 21 shtator 2026, në Bjelašnica, Bosnjë dhe Hercegovinë.

Prof. Hyseni mori pjesë në këtë samit si alumnus i programit amerikan Fulbright Faculty Development Program, pas përzgjedhjes përmes një procesi konkurrues nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe Ambasada e SHBA-së në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Samiti, i organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, mblodhi alumnë të programeve të shkëmbimit të Qeverisë Amerikane nga vendet e Ballkanit Perëndimor, me qëllim të shqyrtimit të rolit të inteligjencës artificiale, ndërmarrësisë dhe inovacionit në formësimin e së ardhmes së rajonit.

Programi përfshiu ligjërata, diskutime në panel, sesione të dizajnimit dhe mentorimit, prezantime të zgjidhjeve inovative dhe aktivitete të rrjetëzimit profesional. Temat kryesore u fokusuan në kalimin nga kërkimi shkencor në ndërmarrësi, krijimin e kompanive të orientuara drejt inteligjencës artificiale, trendet e IA-së në ndërmarrjet fillestare dhe NVM-të, ndikimin praktik të inovacionit, komunikimin dhe brendimin përmes IA-së, si dhe zhvillimin e zgjidhjeve të optimizuara për bizneset e së ardhmes.

Shperndaj ne: