Per Faqe

Inaugurimi i laboratorit, mbështetur ne DiLanEdu-WB

Projekti DiLanEdu-WB, i financuar nga EU, ka shënuar një hap të rëndësishëm me inaugurimin e laboratorit të ri, i cili tashmë është vënë në funksion për nevojat akademike dhe praktike në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Ky laborator përfaqëson një hapësirë moderne dhe të pajisur, e krijuar për të mbështetur zhvillimin profesional dhe praktik të studentëve, veçanërisht në fushën e edukimit digjital gjuhësor.

Në kuadër të: Zhvillimit të laboratorëve të specializuar për mësimdhënie dhe mësimnxënie digjitale, aktivitet ky tashmë i realizuar, ka përfshirë procedurat e nevojshme, blerjen e pajisjeve (software dhe hardware), si dhe implementimin e përmirësimeve dhe avancimeve teknike. Këto përfshijnë instalimin e programeve të nevojshme, përditësimet e pajisjeve dhe ndërhyrje të tjera teknike që mundësojnë mbështetjen e edukimit digjital gjuhësor.

Studentët e Fakultetit të Edukimit, së bashku me stafin akademik, kanë filluar tashmë ta aplikojnë laboratorin në punën e tyre të përditshme. Përmes detyrave, projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme në fakultet, ata po shfrytëzojnë mundësitë që ofron kjo hapësirë për të përmirësuar procesin e të nxënit dhe të mësimdhënies.

Ky angazhim i përbashkët synon të lidhë më ngushtë teorinë me praktikën, duke i përgatitur studentët për sfidat reale të profesionit të tyre në të ardhmen.

 

Shperndaj ne: