Trajnimi dhe punëtoria e katërt nën Projektin DiLanEdu-WB
Ky trajnim dyditor u ofroi pjesëmarrësve një eksplorim të gjerë mbi të nxënit multimedial, mjetet digjitale, inteligjencën artificiale dhe metodologjitë inovative për mësimdhënien e gjuhëve.
Dita 1 filloi me një hyrje në parimet e të nxënit multimedial, duke u përqendruar në kërkimet e Richard Mayer dhe prirjet aktuale për dizajn efektiv multimedial. Pjesëmarrësit më pas morën pjesë në aktivitete praktike për krijimin e materialeve multimediale duke përdorur mjete si PowerPoint, H5P dhe aplikacione të bazuara në AI. Programi vazhdoi me një punëtori për hartimin e mësimeve interaktive të gjuhës, ku pjesemarresit eksperimentuan me platforma si Genially, Voki dhe LearningApps për të integruar dizajnin vizual, lojëzimin dhe zërin e nxënësve në përvoja të qëndrueshme të të nxënit. Sesioni përfundimtar prezantoi mjete të Inteligjencës Artificiale dhe të Përpunimit të Gjuhës—si ChatGPT dhe Sketch Engine—për të mbështetur mësimin e fjalorit, gramatikës, kuptimit të tekstit dhe shkrimit akademik, duke theksuar si mundësitë pedagogjike ashtu edhe konsideratat etike.
Dita 2 u fokusua në bashkëpunim, krijimtari dhe teknologjitë e reja në mesimin e gjuhës. Punëtoria e parë shqyrtoi se si platformat digjitale si Miro, Wakelet dhe VoiceThread mund të nxisin bashkë-krijimin, komunikimin interaktiv dhe të nxënin multimodal. Kjo u pasua nga një sesion mbi Realitetin Virtual dhe të Shtuar (VR/AR) në arsimin e gjuhës, duke rishikuar kërkimet kryesore dhe prezantuar mjete për hartimin e projekteve VR/AR në klasë. Punëtoria përfundimtare u fokusua në tregimin digjital, duke udhëzuar pjesëmarrësit për të shndërruar tekstet e shkruara në narrativa multimodale duke përdorur platforma si Canva, duke theksuar se si zgjedhjet gjuhësore dhe vizuale bashkëveprojnë për të krijuar kuptim.
Një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të stafit akademik dhe studentëve nga Fakulteti i Edukimit i UIBM morën pjesë në këtë sesion trajnimi përmes përfshirjes fizike dhe vizuale/online, duke reflektuar interesin e lartë për avancimin e kompetencave teknologjike dhe zhvillimin holistik të studentëve.
