Inxh. Abdullah Begolli dhuroi tre ekzemplarë të librit “Pompat termike” për Bibliotekën Universitare
Inxh. Abdullah Begolli, ka dhuruar tre ekzemplarë të librit “Pompat termike – aspekte shkencore, teknike dhe zbatimi praktik”, për Bibliotekën e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë. Ky është libri i dytë i tij dhe është botuar në vitin 2025.
Në vitin 2021 Begolli ka dhuruar edhe pesë ekzemplarë të librit të tij të parë “Energjia”, i cili përmban analiza, informacione, fakte të nxjerra nga burime të ndryshme që ofron një mundësi të mirë për studentët dhe mësimdhënësit që kanë interesim për prodhimin e energjisë. Dhurimi i librave shkencorë për Bibliotekën Universitare është duke e pasuruar përditë fondin librar që është në dispozicion të studentëve.
