Rektorja e UIBM nënshkruan memorandum bashkëpunimi me kompaninë Hirano Mushroom
Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Prof. Dr. Nurten Deva, së bashku me Prorektorin për Kërkime, Prof. Ass. Dr. Bahtir Hyseni, dhe Dekanin e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, Prof. Dr. Mensur Kelmendi, kanë zhvilluar një takim pune me Kryeshefin e kompanisë Hirano Mushroom, z. Nehat Bahtiri.
Gjatë takimit, Rektorja Deva vlerësoi lart kontributin e kompanisë Hirano Mushroom dhe gatishmërinë për bashkëpunim me Universitetin, duke theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjes ndërmjet akademisë dhe sektorit privat. Ndërsa Dekani i FTU-së, Prof. Dr. Mensur Kelmendi, theksoi lart rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit industri–fakultet, i cili do të sjellë përmirësim në shkathtësitë praktike të studentëve. Nga ana e tij, z. Bahtiri nënvizoi rolin e veçantë që luan Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë në zhvillimin e arsimit të lartë në qytet, rajon dhe në mbarë Kosovën.
Pas diskutimeve të frytshme dhe prezantimit të planeve të përbashkëta për bashkëpunim, u nënshkrua edhe Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet UIBM, FTU dhe kompanisë Hirano Mushroom. Ky memorandum krijon bazën për projekte të përbashkëta, vizita studimore, praktika profesionale për studentët, si dhe bashkëpunim në fushën e teknologjisë ushqimore, inovacionit dhe kërkimit shkencor.
