E1

Ish-ministri Arben Malaj mbajti ligjëratë në UIBM

Prof.dr. Arben Malaj, ish- ministër i Financave dhe Ministër i Ekonomisë në Shqipëri, ekonomist dhe politikan i njohur shqiptar, me kontribute të rëndësishme në akademi, qeverisje dhe institucione ndërkombëtare, ka mbajtur të hënën në Fakultetin Ekonomik një ligjëratë  me temë “Përballja me krizat – fillon me solidaritetin social”. Ligjërata ka zgjuar interesimin e studentëve dhe stafit akademik të Fakultetit Ekonomik dhe njësive tjera akademike në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Pas ligjëratës, prof. Malaj i shoqëruar nga dekani i Fakultetit Ekonomik, prof.dr. Qazim Tmava dhe prodekani për Hulumtime dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, prof.dr. Esat Durguti, janë pritur në takim nga rektorja e UIBM, prof.dr. Nurten Deva. Ajo ka falënderuar profesorin nga Shqipëria për ligjëratën për studentët dhe stafin akademik në UIBM.

I shoqëruar nga stafi i Fakultetit Ekonomik, ish-ministri Malaj ka vizituar edhe Kullën e heroit, Isa Boletini në Boletin.

E2
Shperndaj ne: