U mbajt ligjëratë ndërkombëtare në bashkëpunim me DMM-NTNU
Në kuadër të aktiviteteve akademike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, Departamenti i Materialeve dhe Metalurgjisë (DMM), në bashkëpunim me Norwegian University of Science and Technology (NTNU), organizoi ligjëratën ndërkombëtare me titull:
“Challenged by recycling: mechanisms and applications of aluminium surface treatment”
Ligjërata u mbajt nga Prof. Dr. Andreas Erbe, nga Departamenti i Shkencës së Materialeve dhe Inxhinierisë, Fakulteti i Shkencave Natyrore, NTNU.
Në këtë aktivitet morën pjesë studentë dhe staf akademik nga të dy institucionet, duke krijuar një platformë të përbashkët për shkëmbim njohurish dhe diskutime profesionale në fushën e trajtimit sipërfaqësor të aluminit, me fokus të veçantë në sfidat që lidhen me riciklimin dhe ndikimin në vetitë e materialeve.
Ligjërata trajtoi aspekte të rëndësishme si mekanizmat e korrozionit, proceset e pretreatment-it dhe aplikimet industriale, duke nxitur diskutim aktiv dhe interes të madh nga pjesëmarrësit.
Ky aktivitet është dëshmi e angazhimit të Departamentit të Materialeve dhe Metalurgjisë për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimin e njohurive në fushën e shkencës së materialeve.
