Ish-studentja e UIBM, Albulena Uka, avokate në Nju Jork
Albulena Uka, mësimdhënëse e angazhuar në Fakultetit Juridik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe ish-studente në këtë fakultet, ka arritur të bëhet zyrtarisht avokate në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë ajo, nëpërmjet një postimi në fejsbuk, ku shpreh kënaqësinë për betimin në Kushtetutën e SHBA-së për ushtrimin e profesionit me integritet.
Ajo me herët ka përfunduar Provimin e Avokatisë në “Supreme Court of New York”, që vlerësohet si një prej provimeve më të vështira në botë. Vitet e fundit ka qenë e angazhuar si profesorësh universitare në Nju Jork, duke qenë njëkohësisht edhe si një ambasadore e UIBM dhe shtetit të Kosovës në përgjithësi.
Albulena Uka, mbesa e heroit, Mehë Uka, ka kryer Fakultetin Juridik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ndërsa pas diplomimit në UMIB-i në qershor 2019 me notë mesatare 10, ajo fitoi bursë nga Komisioni Evropian për studime master në Universitetin e Ghentit në Belgjikë, një ndër universitetet më të mira në botë. Gjithashtu shkollimin e ka vazhduar edhe në universitete të tjera prestigjioze, ndërsa më pas disa vite ka punuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Ajo vazhdimisht ka shprehur krenarinë me Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Për promovimin e UIBM brenda dhe jashtë vendit në vitin 2026 i është ndarë titulli “Ambasadore Nderi” nga rektorja, prof.dr. Nurten Deva.
