KSHC-ja mbajti në UIBM mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) ka mbajtur të hënën mbledhjen e radhës në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Fillimisht rektorja e UIBM, prof.dr. Nurten Deva me prorektorë ka mbajtur një takim me kryetaren e KSHC-së, prof. Hasnije Ilazi, me anëtarët e tjerë të Këshillit si dhe drejtorin e Agjencisë së Akreditimit të Kosovës (AKA), Naim Gashi.
Rektorja Deva ju ka uruar mirëseardhje në UIBM dhe ka shprehur falënderimin e saj për bashkëpunimin korrekt të AKA-së dhe KSHC-së me universitetet. Ajo gjithashtu ka uruar AKA-në për të arritur e vitit të fundit, sikur që ka qenë anëtarësimi në EQAR.
Pas këtij takimi ka vazhduar mbledhja e KSHC-së në sallën e Këshillit Drejtues të UIBM.


