Ligjërata nga profesorë të UCTM-së në kuadër të programit CEEPUS në UIBM
Në kuadër të programit të shkëmbimit akademik CEEPUS, Prof. Ass. Janna Mateeva dhe Prof. Ass. Anelyi Petrina nga University of Chemical Technology and Metallurgy (UCTM), Sofia, Bullgari, realizuan ligjërata për studentët e Fakultetit të Gjeoshkencave, Departamenti i Materialeve dhe Metalurgjisë.
Ky aktivitet kontribuon në shkëmbimin e përvojave akademike, avancimin e njohurive profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e materialeve dhe metalurgjisë.
