MASH

MASh hap thirrjet për 5 skema të bursave studentore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall thirrjet për mbështetjen financiare të studentëve, sipas skemave në vijim:
– Bursa elitare për studentët e universiteteve publike (baçelor dhe master) dhe studentët me aftësi të kufizuar – 1000 euro;
– Bursa për vajza në STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) – 1000 euro;
– Bursa për studentët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian – 1000 euro;
– Bursat për studentët e nivelit baçelor jashtë vendit – deri në 5000 euro;
– Bursat për studentët e nivelit master jashtë vendit – deri në 7000 euro.
MASh mbetet e përkushtuar në motivimin e të rinjve dhe ofrimin e kushteve për studim e zhvillim akademik. Investimi në zhvillimin e kuadrove të reja është esencë e zhvillimit të përgjithshëm të shoqërisë.
Ftojmë të gjithë kandidatët e kualifikuar të shqyrtojnë kriteret përkatëse dhe të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara përmes platformës e-Kosova, në linqet e publikuara më poshtë.
Shperndaj ne: