Ligjëratë e hapur nga prof.asoc.dr. Ena Kazic, dekane e Fakultetit Juridik të Universitetit Ndërkombëtar të Sarajevës
Më 19 maj 2025, në Fakultetin Juridik përmes platformes Zoom u mbajt një ligjëratë e hapur nga Profesoreshë Assoc. Dr. Ena Kazic, Dekane e Fakultetit Juridik në Universitetin Internacional të Sarajevës. Ligjërata iu dedikua studentëve të drejtimit të Kriminalistikës dhe atyre që ndjekin lëndët e së drejtës penale – procedurale të avancuar.
Tema e ligjëratës ishte “Drejtësia Rivendosëse”, një qasje bashkëkohore ndaj trajtimit të veprave penale, e cila thekson riparimin e dëmit dhe restaurimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve të përfshira në vend të përqendrimit ekskluziv në ndëshkimin e autorit të veprës. Drejtësia rivendosëse synon të përfshijë viktimën, kryesin e veprës dhe komunitetin në procesin e zgjidhjes, duke nxitur një rezultat më gjithëpërfshirës dhe shërues për të gjitha palët.
Ligjërata u mirëprit me interesim të madh nga studentët, të cilët treguan angazhim të lartë përmes pyetjeve të shumta që shtuan diskutimin rreth efikasitetit dhe aplikimit praktik të drejtësisë rivendosëse. Profesoreshë Kazic iu përgjigj me përkushtim dhe profesionalizëm pyetjeve të studentëve, duke nxitur një dialog të frytshëm akademik.
Në përfundim të aktivitetit, Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Islam Qerimi, shprehu mirënjohjen e tij për Dekanen Kazic për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të ndarë njohuritë e saj me studentët tanë. Ai gjithashtu falënderoi studentët për pjesëmarrjen aktive dhe diskutimet konstruktive që pasuruan ligjëratën. Ligjëraten e ndjeku edhe prodekani i Fakultetit Juridik, Prof. ass. dr. Arbnor Ajeti.
