Juridik

Studentët e Fakultetit Juridik morën pjesë në konferencat DREAMin Kosovo & LEAPin Conference 2025

Pesëmbëdhjetë studentë të Fakultetit Juridik morën pjesë në konferencat rajonale DREAMin Kosovo[1] dhe LEAPin[2] Conference 2025, të organizuara më 17 maj 2025, nga LDA Europe (Leadership Development Association), në ambientet e ITP Prizren. Këto dy ngjarje të rëndësishme u shndërruan në platforma të vlefshme për bashkëpunim ndërkombëtar dhe shkëmbim idesh mes të rinjve nga vende të ndryshme të rajonit.

Gjatë konferencës DREAMin, pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë histori frymëzuese suksesi nga profesionistë të fushave të ndryshme, duke u fokusuar në inovacionin, teknologjinë dhe rolin që këto luajnë në përditshmërinë tonë. Ndërkohë, konferenca LEAPin u përqendrua në zhvillimin e aftësive konkrete për të rinjtë, duke adresuar tema si zhvillimi i qëndrueshëm, shëndeti mendor dhe fizik, si dhe rëndësia e edukimit joformal në formimin e brezave të rinj.

[1] Kosovo Dreamin’ është një konferencë për Salesforce, e udhëhequr nga komuniteti Trailblazer, e cila ka për qëllim të zhvillojë mundësi edukimi dhe zhvillimi për të rinjtë në Ballkan.

[2] LEAP është shkurtimi për Learn, Engage, Act, Progress (Mëso, Angazhohu, Vepro, Përpar), dhe kjo konferencë vjetore bashkon një përbërje të larmishme folësish të njohur nga fusha si sipërmarrja, inovacioni, lidershipi, arti, edukimi, kultura dhe shëndeti mendor.

Shperndaj ne: