Ligjëratë e përbashkët mbi interpretimin e së drejtës: Perspektiva e Common Law nga Prof. Zahir Çerkini dhe Prof. Ellen Yee
Në kuadër të lëndës Hyrje në të Drejtën, profesori Zahir Çerkini ka mbajtur një ligjëratë të përbashkët me Ellen Yee, profesoreshë nga Drake University Law School, për studentët e vitit të parë. Ligjërata u fokusua në interpretimin e së drejtës, me theks të veçantë në qasjen e sistemit amerikan të Common Law, duke ofruar një perspektivë krahasuese dhe praktike mbi parimet e interpretimit juridik dhe rolin e precedentëve gjyqësorë. Ky bashkëpunim akademik kontribuon në pasurimin e njohurive teorike dhe praktike të studentëve dhe pasqyron angazhimin e universitetit për bashkëpunim ndërkombëtar.
