Panorama!

Urimi i rektores, prof.dr. Nurten Deva për Vitin e Ri 2026!

Të nderuar drejtues dhe anëtarë të Këshillit Drejtues

Të nderuar prorektorë, dekanë, prodekanë

Të nderuar pjesëtarë të stafit akademik dhe të administratës

Të dashur studentë

Të nderuar partnerë të Universitetit, drejtues dhe përfaqësues të biznesit, shoqërisë civile

Më lejoni që me rastin e ndërrimit të motmoteve t’ju uroj Vitin e Ri 2026 në emër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe në emrin tim personal. Qoftë një vit i mbarë dhe i begatshëm  për ju dhe familjet tuaja!

Po e përmbyllim një vit të përpjekjeve të mëdha për institucionin tonë akademik, ku ishin të përfshira të gjitha strukturat. Rezultatet janë të dukshme dhe të prekshme, duke filluar nga sukseset e studentëve tanë brenda dhe jashtë vendit, projekteve shkencore të stafit akademik dhe angazhimit të përgjegjshëm të administratës.

Hartimi dhe rishikimi i dokumenteve kapitale për Universitetin, sikur rishikimi i Statutit, hartimi i Planit Strategjik, miratimi i shumë rregulloreve dhe vendimeve nga Këshilli Drejtues, Senati, Këshillat e Njësive Akademike etj., kanë krijuar një platformë të sigurt për zhvillimin e mëtejmë të institucionit tonë. Sfidat kanë qenë të vazhdueshme, por vullneti dhe këmbëngulja jonë për të ecur përpara kanë qenë më të mëdha.

Në vitin e ri presim përgjigje pozitive për riakreditimin institucional, duke pasur parasysh procesin që kemi kaluar. Për këtë dua të falënderoj secilin që ka qenë i përfshirë në këtë proces, si studentët, anëtarët Alumni, përfaqësuesit e bizneseve, administratën, stafin akademik, menaxhmentin dhe Këshillin Drejtues. Gjithashtu një falënderim dhe vlerësim të veçantë për partnerët tanë, organizatat dhe bashkëpunëtorët që kanë rrugëtuar me ne.

Po e përmbyllim një vit të suksesshëm dhe po e nisim një vit me plane dhe pritje të mëdha për institucionin tonë. Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e përpjekjeve për ta bërë UIBM një institucion të konsoliduar dhe të vlerësuar. Faleminderit të gjithëve që jeni të vendosur për të vazhduar punën e mirë përkundër sfidave që kemi përpara.

Gëzuar Vitin e Ri 2026!

Me respekt,

Rektorja

Prof.dr. Nurten Deva

 

Shperndaj ne: