J3

Ligjëratë e Prof. Dr. Islam Qerimit në Fakultetin Juridik në Prizren

Prof. Dr. Islam Qerimi, profesor i së drejtës penale dhe dekan në Fakultetin Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), me ftesë të Fakultetit Juridik, respektivisht të profesorit të së drejtës penale Enver Buçaj, zhvilloi një ligjëratë për studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Kjo ligjëratë u realizua në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet dy fakulteteve juridike, me qëllim shkëmbimin e përvojave akademike dhe avancimin e njohurive të studentëve. Në fokus të ligjëratës ishte e drejta penale kosovare, e trajtuar përmes rasteve reale gjyqësore dhe shembujve praktikë.

Ligjërata u mirëprit nga studentët, të cilët shfaqën interes të madh për qasjen praktike dhe analizën konkrete të çështjeve penale, duke përfituar njohuri të vlefshme për zbatimin e së drejtës në praktikë.

Ky aktivitet pasqyron përkushtimin e institucioneve përkatëse për të forcuar bashkëpunimin akademik dhe për të pasuruar përvojën mësimore të studentëve.

J1
Shperndaj ne: