Rektorja Deva mban takim me menaxhmentin e UIBM
Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr. Nurten Deva, ka zhvilluar të hënën një takim pune lidhur me mbarëvajtjen e proceseve në universitet. Të pranishëm në takim ishin edhe prorektorët: Prof.asoc. Muharrem Zabeli, prof.dr. Sabri Avdullahi, prof.asoc.dr. Edita Bekteshi dhe prof.ass.dr. Safet Abdullahu.
Gjatë takimit u diskutua për ecurinë e punëve, sfidat aktuale dhe hapat e mëtejmë për përmirësimin e cilësisë në të gjitha fushat e veprimtarisë universitare.
