IMG 7120

Ligjëratë në kuadër të Tetorit Rozë

Në Universitetin  “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) u mbajt të martën një ligjëratë nga doktoresha, Erëza Durmishi, në kuadër të Tetorit Rozë. Paraprakisht prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar, prof.asoc.dr, Edita Hasani Bekteshi, ka përshëndetur të pranishmit dhe ka potencuar rëndësinë e masave parandaluese kundër kancerit të gjirit.

Një fjalim të shkurtër e ka mbajtur edhe rektorja, prof.dr, Nurten Deva, e cila ka falënderuar doktoreshën Durmishi për gatishmërinë e saj që të bëhet pjesë e këtij aktiviteti. Ajo vuri në dukje se UIBM vazhdimisht ka qenë pjesë e Tetorit Rozë me aktivitete të ndryshme.

Në kuadër të këtij aktiviteti, studentja e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike, Agnesa Baliu, ka prezantuar Platformën Digjitale për Ndërgjegjësimin rreth Kancerit të Gjirit në Kosovë me emrin ROZË. “ROZË është një platformë digjitale e krijuar me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në Kosovë, duke ofruar një hapësirë të përbashkët për informim, edukim, mbështetje dhe solidaritet”.

IMG 7067
Shperndaj ne: