Ligjërata e përbashkët me profesorë nga Polonia
Më 23 mars 2026, në kuadër të Fakultetit Ekonomik dhe të programit Erasmus+, Prof. Dr. Anna Swarowska nga The West Pomeranian University, në bashkëpunim me Prof. Ass. Dr. Muhamet Spahiu, zhvilluan një ligjëratë të përbashkët me studentët e vitit të tretë, në kuadër të lëndës “Menaxhimi i Burimeve Njerëzore”. Ligjërata mbante titullin “A Session on Learning and Development” dhe u fokusua në praktikat më të fundit dhe qasjet inovative për zhvillimin dhe përvetësimin e aftësive profesionale. Ky aktivitet akademik u zhvillua në një atmosferë shumë pozitive dhe inspiruese, duke ofruar një përvojë interaktive për studentët dhe duke nxitur diskutime mbi temat e zhvillimit të mësimit dhe rritjes profesionale. Ligjërata jo vetëm që pasuroi njohuritë teorike të studentëve, por gjithashtu nxit lidhjen e tyre me praktikat ndërkombëtare të menaxhimit të burimeve njerëzore.
