Foto E Takimit Online

U mbajt takimi online në kuadër të projektit WeB-Nimbus

Më 8 dhjetor 2025 u mbajt takimi online me partnerët e projektit WeB-Nimbus, i organizuar nga University of West Attica (UNIWA). Nga Universiteti “Isa Boletini” nw Mitrovicw mori pjesë koordinatori lokal i projektit, prof.dr. Faton Merovci.

Gjatë takimit u diskutuan disa çështje kyçe të fazës aktuale të projektit, përfshirë: Raportimin mbi statusin e projektit dhe hapat e ardhshëm strategjikë, përparimin në WP3, me fokus në finalizimin e kurrikulës së programit MSc në Cloud & Edge Computing dhe përgatitjen e LMS-it dhe Virtual Experimentation Lab, planifikimin e nisjes së Work Package 4 dhe aktiviteteve të parapara në këtë paketë.

Pjesëmarrja e prof. Merovcit siguroi përfaqësimin e denjë të UIBM dhe vazhdimësinë e koordinimit të aktiviteteve lokale brenda projektit WeB-Nimbus.

Shperndaj ne: