Mbledhja e menaxhmentit për planifikimin dhe ndarjen e detyrave
Pas vendimit të KD-s së UIBM-së për themelimin e grupit punues për hartimin e RVV-s, rektorja organizoi një takim konsultativ me të gjithë prorektorët. Në këtë takim u vendos që grupi punues të zgjerohet me anëtarë të rinj, me synim përshpejtimin e procesit të hartimit dhe rritjen e efikasitetit, duke siguruar përputhshmëri me standardet e kërkuara. Si rezultat, secili prorektor u ngarkua të udhëheqë nga një grup tematik, përgjegjës për hartimin e standardeve specifike.
