Fahredin

Më 20 maj 2026 mbahet tryeza: “Bashkëpunimi Universitet–Industri për Zhvillimin e Karrierës dhe Punësimit”

Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.dr. Nurten Deva ka pritur në takim kryetarin e Bordit Këshillëdhënës të UIBM, profesorin, Fahredin Berisha, ku është diskutuar për tryezën: “Bashkëpunimi Universitet–Industri për Zhvillimin e Karrierës dhe Punësimit”. Rektorja Deva dhe kryetari Berisha, diskutuan për ecurinë e organizimit të tryezës që organizohet nga Bordi Këshillëdhënës i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë .

Kryetari Berisha, tha së ne tryezë do të marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të kompanive dhe organizatave të ndryshme. “Tryeza mbahet më 20 maj 2026 në UIBM, Fakulteti i Edukimit, Salla 308 dhe fillon në orën 10:00”.

Rektorja Deva e ka falënderuar kryetarin  e Bordit për angazhimin e vazhdueshëm që ka rezultuar edhe me intensifikimin e bashkëpunimit të Universitetit me industrinë. Ajo gjithashtu ka vlerësuar punën e mirë e të gjithë anëtarëve të Bordit Këshillëdhënës.

Agjenda

Shperndaj ne: