Sballina

Tri studente të FTU-së përfundojnë mobilitetin e tyre hulumtues në Poloni

Tri studente të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore në Universitetin “Isa Boletini” Mitrovicë kanë përfunduar me sukses mobilitetin e tyre hulumtues në Poloni, në kuadër të programit PROM – Short-Term Academic Exchange, i financuar nga NAWA (Polish National Agency for Academic Exchange). Mobiliteti është realizuar si research internship me kohëzgjatje 30 ditë dhe u dedikua studentëve të nivelit Master në drejtimin Inxhinieri / Teknologji Ushqimore.

Gjatë qëndrimit të tyre në Poloni, studentët patën mundësinë të angazhohen në aktivitete kërkimore dhe profesionale, duke përfaqësuar Universitetin “Isa Boletini” Mitrovicë dhe Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore në një mjedis ndërkombëtar akademik. Studentët kanë bërë të ditur se mobiliteti ka përfunduar me sukses dhe se prezantimi i punës së tyre është realizuar sipas planifikimit. Ata gjithashtu kanë shprehur shpresën se përmes këtij internshipi kanë arritur të përcjellin dijen dhe përvojën e tyre akademike dhe profesionale.

Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë vazhdon të mbështesë pjesëmarrjen e studentëve në programe ndërkombëtare të shkëmbimit akademik dhe hulumtues, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe akademike të studentëve tanë.

S1
Shperndaj ne: